Shpat Kasapi publikon fotografi krah partneres së tij nga dita e fejesës: Ne i thamë PO njëri-tjetrit

Prishtinë | 31 Dhj 2020 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ditë më parë bëri të ditur se është fejuar.

Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me bukuroshen Selvije Jao, me të cilën është në lidhje prej shumë kohësh.

Krijuesi i hitit “Valle Kosovare” ditën e sotme (e enjte) ka ndarë disa fotografi përkrah partneres, të cilat janë realizuar në ditën e fejesës (24 dhjetor).

“Ne i thamë PO njëri-tjetrit”, ka shkruar ai.

Theksojmë që Kasapi këto ditë ka qenë shumë i përfolur në faqet rozë pasi u aludua se është kapur me drogë, por që më pas demantoi lajmin e arrestimit.

Për këtë veprim, ai u shkarkua nga detyra e këshilltarit të zëvendëskryeministrit Artan Grubi, i cili e kishte emëruar vetëm një javë më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme