Shpat Kasapi tregon se a do të marrë pjesë në videoklipin muzikor bashkëshortja e tij

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Shpat Kasapi tregon se a do të marrë pjesë në videoklipin muzikor bashkëshortja e tij

Këngëtari së shpejti do e lansojë projektin e ri.

Dhe, Shpat Kasapi së fundi iu ka kërkuar fansave se çka duan të dinë për këngën e re përmes Instagramit.

Në rubrikën “Pyetje dhe përgjigje”, ai iu ka thënë t’i bëjnë pyetje lidhur me projektin e ri muzikor i cili do e publikojë së shpejti në YouTube.

Sigurisht se njëra nga pyetjet kishte të bënte me bashkëshorten e tij, Selvijen. “A do jetë Selvija në videoklip?”, ishte pyetja të cilën Shpati u përgjigj duke thënë se nuk do të jetë, raporton lajmi.net.

Ndryshe, këngëtari nuk ka zbuluar se kur do e publikojë projektin e ri muzikor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme