Shpërthen zjarr në një lokal në Drenas, lëndohen pesë persona

Prishtinë | 27 Pri 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Policia ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në lokalin e tyre kishte shpërthyer një zjarr.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore, njësia e zjarrfikësve dhe njësia e KEDS-it të cilët e kanë lokalizuar zjarrin.

Shkaku i zjarrit nuk dihet, ndërsa dëmi i shkaktuar sipas ankuesit është mjaft i lartë.

Lëndime trupore kanë pësuar pesë persona të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme