Shqipëri, 12 të vdekur dhe 802 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 11 Dhj 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Situata e COVID në Shqipëri vijon të jetë e rënduar. Në 24 orërt e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se janë konfirmuar dhe 802 raste të reja.

Sipas Ministrisë rastet e reja janë konfirmuar nga kryerja e 2694 testeve, përfshirë dhe testet e shpejta që e japin përgjigjen brend 30 minutave. Qyteti me rastet më të shumta vijon të mbetet Tirana, ku në 42 orër janë konfirmuar dhe 310 pacientë të rinj.

Më pas situata vijon me: 57 në Berat, 46 në Elbasan, 43 në Korçë, 38 në Vlorë, 35 në Shkodër, 30 në Lushnje, 24 në Mat, 22 në Gjirokastër, 21 në Fier, nga 18 raste në Durrës, Përmet, nga 13 raste në Krujë, Lezhë, Kuçovë, 12 në Skrapar, 11 në Pogradec, 10 në Pukë, nga 9 raste në Dibër, Peqin, nga 8 raste në Gramsh, Sarandë, 7 në Tropojë, 5 në Kavajë, nga 4 raste në Kurbin, Tepelenë, nga 3 raste në Kukës, Mirditë, Librazhd, Delvinë, nga 1 rast në Has, Kolonjë.

Në spitalet COVID kanë humbur jetën dhe 12 pacientë të tjerë. “5 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 51-83 vjeç”, njofton Ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 527 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.136 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale është i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 451 pacientë, 37 në terapi intensive, 12 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (11 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore 802; Të shëruar ne 24 orë 527′ Të shtruar në spitale 451; Humbje jete në 24 orë 12; Testime ditore 2.604.

Testime totale 216.441; Raste pozitive 46.863; Raste të shëruara 24.136; Raste Aktive 21.750; Humbje jete 977.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 11876; Fier 1664; Durrës 1353; Korçë 1095; Vlorë 1074; Shkodër 986; Elbasan 926; Berat 794; Lezhë 792; Gjirokastër 517; Kukës 413 dhe Dibër 260./tvklan.al

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme