“Shqiponja” e Granitit dhe Leonitës bëhet temë e medieve angleze

Prishtinë | 29 Nën 2018 | 14:45 | Nga Ekonomia Online

Granit Xhaka dhe bashkëshortja Leonita janë bërë temë e mediave rozë të Britanisë së Madhe.

Futbollisti kishte vendosur të ketë një darkë romantike me të dashurën, me ç’rast edhe ndau disa fotografi prej mbrëmjes.

Ai me këtë rast ka dëshmuar edhe njëherë prej ardhjen shqiptare, duke bashkuar duart me zeshkanen për të formuar simbolin e shqiponjës së shqiptarëve, shkruan The Sun.

Familja Xhaka është nga Kosova, ku kryefamiljari, Ragipi kaloi pothuajse katër vjet si i burgosur politik në Jugosllavi për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës.

Gjersa fansat serbë kërkuan që futbollistët të ndëshkohen, ata shqiptarë duartrokitën veprimin e Xhakës dhe Shaqirit.

Ndryshe, Granitin do ta shohim sërish në aksion gjatë fundjavës me skuadrën angleze të Arsenalit.

 

View this post on Instagram

? ❤️

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme