Simeone pas humbjes kundër Chelseat: Duhet të punojmë, punojmë, punojmë

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Diego Simeone thotë se Atletico Madridi do të punojë shumë fort për t’u përgatitur për ndeshjen e kthimit me Chelsean në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Atletico pësoi disfatë 1:0 kundër gjigantit anglez të martën mbrëma , falë një goli mahnitës me gërshërë, i cili e bëri dallimin në ndeshjen e parë në Madrid, transmeton Gazeta Express.

Si pasojë, skuadra e Simeones duhet të djersitet mirë në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge për ta siguruar një vend në çerekfinale.

“Ka kohë edhe tri javë. Ne kemi shumë ndeshje deri atëherë. Ne duhet ta mbajmë topin më shumë dhe të vendosemi më mirë në sulm. Do të punojmë për këtë”, tha Simeone.

“Punë, punë, punë. Unë i besoj ekipit që e kemi. Jemi në një moment të vështirë, ky është realiteti. Më shumë bazuar në rezultatet sesa në atë që ka ndodhur në fushë. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme