Skuadrat e mëdha angleze në garë për Alexander Isak, Sociedadi ia vendos çmimin

Prishtinë | 20 Qer 2021 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Alexander Isak ka zhvilluar një sezon të madh në La Liga me Real Sociedadin.

Sulmuesi i talentuar suedez ka vazhduar formën e mirë edhe në Kampionatin Evropian me Kombëtaren e tij.

Falë formës shumë të mirë të treguar me klubin dhe Kombëtaren, Isak është bërë objektiv i skuadrave më të mëdha angleze.

Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United janë katër skuadrat e mëdha angleze që po ndjekin lojtarin.

21-vjeçari shënoi 17 gola dhe bëri dy asistime në edicionin e kaluar në La Liga, duke qenë më i miri te Sociedad.

Gjithsesi klubi spanjoll është gati ta lejoj largimin e tij në verë dhe tanimë i ka vendosur edhe çmimin e largimit.

Të ngjashme