Sonte fillon faza e dezinsektimit në Fushë-Kosovë

Prishtinë | 17 Kor 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Fushë-Kosovës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se sonte pritet të fillojë faza e dytë e dezinsektimit në këtë komunë. Sipas tyre dezinsektimi bëhet me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit publik tё qytetarëve.

Njotimi i plotë:

Njoftim për fazën e dytë të Dezinsektimit hapësinor në Fushë-Kosovë *

Sot, me datë 17.07.2019 (e mërkurë) duke filluar nga ora 20:00, nëse moti do të jetë i përshtatshëm, do të filloj Dezinsektimi hapësinor – faza e dytë në qytetin e Fushë-Kosovës. Dezinsektimi bëhet me qëllimin e mbrojtjes së shëndetit publik tё qytetarëve.

Apelojmë te qytetaret që nga ora 20:00-24:00, ti mbajnë dritaret të mbyllura.

Dezinsektimi do të bëhet me preparate ekologjike.

Të ngjashme