Studentët kërkojnë nisjen e mësimit fizik me kapacitete të plota: Mësimin online s’e duam më

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 11:12 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me shfaqjen e rasteve të para me Covid-19 në Kosovë, mësimi online si për nxënësit po ashtu edhe për studentët u bë i zakonshëm.

Por tash kjo praktikë ana e studentëve po konsiderohet monoton dhe jo efektiv, për çka ata tashmë nuk po preferojnë këtë mënyrë të të mësuarit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre mësimi në mënyrë fizike është i nevojshëm dhe kërkojnë që të nis sa më shpejtë me kapacitete të plota.

Nënkryetari i Parlamentit Studentor, Fatlind Azizi thekson rëndësinë e mësimit fizik, pasi sipas tij, mësimi online ka qenë interesant vetëm në semestrin e parë, por që po bëhet shumë monotoni për ta.

“Mësimi online ka qenë interesant vetëm në semestrin e parë, atëherë kur kemi pasur karantinim të plotë por pastaj pas semestrit të parë ka vazhduar që të bëhet monotoni dhe tashmë po fillojmë gati vitin e dytë dhe mund të themi që ky proces është gati i dështuar plotësisht në çdo aspekt”, tha ai.

Ai tutje thekson se më e vështirë ka qenë për ata studentë të vitit të parë, e që tash kanë dalë në vitin e dytë pa mbajtur asnjë ligjëratë në mënyrë fizike”.

“Sidomos ata të vitit të parë që tashmë kanë dalur në vitin e dytë dhe nuk kanë ardhur asnjëherë të mbajnë ligjërata fizikisht, kështu që po shpresoj shumë që qeveria masat ashtu siç i ka marrë për konviktet që të hapen me kapacitete të plota, të gjejë edhe një zgjidhje që edhe fakultetet të hapen me kapacitete të plota ose së paku njëherë pjesërisht por pastaj totalisht”.

Nëse vendoset që prapë mësimi online të vazhdohet, Azizi thotë se do jetë një thyerje e madhe për studentët, por që prapë respektojnë secilin vendim duke thënë se shëndeti është mbi të gjitha.

“Do të jetë një thyerje shumë e madhe por që në rend të parë vendoset shëndeti publik, kështu që ne së bashku jemi që dy vite bashkë në të mirë dhe në të keq me rëndësi që të ruajmë veten, familjen dhe shëndetin e të gjithëve”, deklaroi tutje ai.

Mësimin në mënyrë fizike po e sheh si diçka esenciale edhe Lirim Gela, student në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës, i cili tha se shkak i pandemisë kanë humbur shumë dhe nuk ka qenë i efektshëm.

“Studentët prej fillimit të pandemisë kanë humbur shumë, pasi që mësimet të gjitha janë mbajtur online, për shkak të pandemisë. Andaj me mësimet online studentët kanë humbur shumë, sepse nuk ka qenë efekti i njëjtë si në mënyrë fizike dhe mendoj që duhet të filloj sa më shpejtë mësimi në mënyrë fizike dhe nuk duhet të presim më tutje por vetëm ti kthehemi normalitetit”.

“Për mua personalisht nuk ka qenë efektive, kjo është mënyra pse sot po tregoj që fizikisht është më mirë”.

Tutje ai tha se nëse ndodh që prapë rastet të rriten, atëherë mbetet që sa më shpejtë të gjithë të vaksinohen.

“Nëse rriten rastet, ne si studentë duhet të vaksinohemi sa më shpejtë dhe inshalla kthehemi në sallat e fakulteteve dhe të mësojmë më shumë dhe t’i kthehemi normalitetit. Në platformat online që i kemi ndjekur ligjëratat nuk kanë qenë efektive siç e kemi paramenduar”.

Të ngjashme