Sulmohen inspektorët komunalë në Prishtinë

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njofton se dje në Prishtinë janë sulmuar inspektorët komunal të komunës së Prishtinës.

Inspektorët komunalë deri sa ishin në inspektim të disa objekteve, janë penguar dhe sulmuar nga dy persona të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme