Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se dje në Prishtinë janë arrestuar dy meshkuj K/Shqiptarë të cilët kanë sulmuar zyrtarët policorë.
Të dyshuarit kanë fyer dhe kanë sulmuar policët derisa ishin në kryerje të detyrës.
Si pasojë e këtij sulmi policët kanë pësuar lëndrime trupore.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.