Tahiri: Duhet të sjellet raporti i stabilitetit i ndërtesës në Zonën Industriale për vazhdimin e punimeve

Prishtinë | 23 Pri 2019 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se dje në rrugën “Elez Berisha” në Zonë Industriale, është shembur një pjesë e pllakës së një objekti në ndërtim e sipër, me leje ndërtimore.

“Inspektori i zonës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka konstatuar se në proces të betonimit, është shembur një pjesë e pllakës së katit të parë. Me procesverbal, pala është obliguar që menjëherë ta sigurojë vendpunishten dhe hapësirën përreth duke i larguar pjesët e dëmtuara. Gjithashtu, pala nuk mund të vazhdojë me punët sipas lejes ndërtimore, pa e sjellë në Drejtorinë e Inspekcionit raportin e stabilitetit të ndërtesës”, ka shkruar Tahiri.

“Procesverbali me konstatimin dhe masat e ndërmarra është përcjellë në Urbanizëm për masa shtesë, si dhe në Policinë e Kosovës tek hetuesit e rastit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme