Tayna me mesazh motivues

Prishtinë | 09 Jan 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur për publikun shqiptar, Tayna, është një ndër emrat më të lakuar në media e rrjete sociale.

Me punën e talentin e saj, ajo ia doli të bëhej shumë e njohur në një periudhë të shkurtër kohore dhe të jetë një ndër emrat më të kërkuar të momentit.

Tayna njihet nga të gjithë si vajza “selfmade”, e cila punoi fort për t’i plotësuar vetes çdo dëshirë dhe për të ndihmuar gjithashtu prindërit, si fëmija i vetëm në shtëpi.

Reperja ka arritur të bëhet e pavarur ekonomikisht dhe është një shembull mjaft i mirë për të gjitha vajzat, të cilat duhet të punojnë fort për të mbajtur veten dhe për të mos u varur nga askush.

Këtë fillim viti, reperja ka dhënë mesazhin më të mirë motivues në një postim në InstaStory, krahas së cilit shkruan: “Unë punoj fort, paguaj faturat e mia dhe mbaj veten. Jam e pavarur. Kur të më shohësh, dije që i kam të gjitha nga vetja. Nuk më mbaj të tjerët, unë i mbaj ata. Është një lloj ndryshe krenarie vajza!”- shkruan Tayna.

Epo, kush punon fort do ta marrë gjithmonë atë që meriton dhe Tayna është shembulli më i mirë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme