Të ardhurat e familjeve zvicerane janë rritur vitet e fundit

Prishtinë | 04 Dhj 2021 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Të ardhurat totale të familjeve në Zvicër u rritën 72.5 për qind midis viteve 1995 dhe 2020, sipas shifrave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), transmeton albinfo.ch.

Të përshtatura për tendencat demografike dhe inflacionin, megjithatë, të ardhurat për frymë u rritën “vetëm” me 26.7 për qind gjatë kësaj periudhe, kualifikohet FSO.

Një studim tjetër i OFS-së tregoi se familjet zvicerane kanë të ardhura mesatare mujore të disponueshme prej 6600 frangash.

Këto të dhëna nuk specifikojnë se si shpërndahen këto të ardhura ndërmjet familjeve.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme