Të hënën seanca e radhës e Kuvendit

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 16:17 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës ditën e hënë.

Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se seanca do të fillojë në ora 10:00.

Pikë e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Rendi i ditës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,
  4. Debat parlamentar lidhur me punën Njëqind ditore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
  5. Zgjedhja e kryesuesit dhe dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  6. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Të ngjashme