Të mërkurën në Prishtinë opera e parë bashkëkohore “GOF”

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 13:14 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Premierës së Operës së parë bashkëkohore në Kosovë “GOF”, është  mbajtur konferencë për medie.

Liburn Jupolli, kompozitor dhe pianist, tha se opera “GOF” është e bazuar në tekstin e Anton Pashkut dhe është adaptuar për kohën e sotme, raporton Ekonomia Online.

“Jemi aktualisht në përgatitje të operës që do të mbahet nesër, është një bashkëpunim mes meje dhe organizatës ‘Rexho Mulliqi’, projekt që është që 2 vjet”.

“Opera është e bazuar  në tekstin e Anton Pashkut për çështjen e shqiptarëve në vitet e ’30 e kam marr më adaptuar për situatën në ditën e sotme, përkon shumë me situatën e tanishme. I ftojmë publikun me pa këtë operë bashkëkohore që është me video”, tha Jupolli.

“Jam i gëzuar që po e punojnë këtë operë, si projekt ka filluar që dy vjet dhe ka qenë ideja që të trajtohet ne ide të tashmes me këtë materialin që na rrethon, aspekti filmik qysh është trajtuar”.

Armando Likaj, bariton, tha se kjo është eksperienca e tij e parë në një operë bashkëkohore.

“Kjo është eksperiencë e para që marr pjesë në opera bashkëkohore, jam i kënaqur që kemi një staf aktiv, shumë shumë profesional. Shpresoj që të pritet mirë dhe të kuptohet mesazhi i kësaj vepre”

Luan Durmishi organizatorë, tha se  mbështesin temat që godasin realitetin e hidhur, raporton EO.

“Organizata ‘Rexho Mulliqi’ është e prirë që të mbështes temat që godasin realitetin e hidhur. Pikërisht këtë realitet ku Kosova gjendet dhe personazhi e godet këtë tematik”, tha Durmishi.

Ermira Çitaku, ka ftuar publikun që ta ndjekin këtë vepër bashkëkohore.

“Kemi organizuar edhe përpara ngjarje të ndryshme kulturore, ky është eventi i 5 i festivalit kemi filluar qysh në janar me Filarmoninë e Kosovës, ftojmë publikun me pa këtë vepër bashkëkohore “.

Kjo operë do të shfaqet në mbrëmjen e ditës së mërkurë në ora 21:00.

Të ngjashme