Të tjera pamje të Messit në stërvitje te PSG-ja

Prishtinë | 12 Gus 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur një epokë e re për Lionel Messin.

Pas 17 sezoneve duke veshur fanellën e Barcelonës, mbi 20 vite duke llogaritur edhe kohën te akademia La Masia – Leo Messi ka nisur një aventurë të re.

Ai të mërkurën është prezantuar te klubi i ri, Paris Saint Germainin, derisa në mëngjesin e së enjtes ka nisur edhe stërvitjet.

Messi tha gjatë ditës së djeshme gjatë prezantimit se do t’i duhen ditë për t’u përgatitur para se të debutojë me PSG-në.

Ai fillimisht do të bëjë një parasezon së paku dy javë dhe më pas do të zbresë në fushë për të luajtur.

Tifozët e PSG-së duhet të presin ende për ta parë më të mirin duke luajtur me fanellën e klubit të tyre, teksa sezoni në Ligue 1 tashmë ka nisur. 

https://tiger.cdnja.co/v/ak/AKy7L.mp4?secure=8v6-Ohi5blhAo5WjRg_e5g&expires=1628778600

Të ngjashme