Tensione në Izrael, miqësorja mes Juventusit dhe Atleticos mund të anulohet

Prishtinë | 06 Gus 2022 | 13:37 | Nga Ekonomia Online

Miqësorja e fundit e Juventusit kundër Atletico Madrid raportohet se rrezikon të anulohet për arsye sigurie.

Gazeta spanjolle Mundo Deportivo detajon se si raportet nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë tregojnë se një seri raketash të lëshuara nga ushtria izraelite la të paktën tetë persona të vdekur dhe 44 të plagosur.

Raketa të tjera raportohet se goditën vendndodhje në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Për shkak të situatës, tashmë ekziston një mundësi serioze që miqësorja e ardhshme mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e planifikuar për nesër, të anulohet.

Të dy klubet janë në pritje pasi pritet të nisen për në Izrael gjatë ditës së sotme.

Roma udhëtoi për në Izrael javën e kaluar për t’u përballur me Tottenhamin e Antonio Contes në një miqësore në stadiumin “Sammy Ofer” në Haifa, Izrael. Roma fitoi 1-0.

Ndeshja e parë e Juventusit në sezonin e Serie A është kundër Sassuolos më 15 gusht, ndërsa Atletico Madrid e nis kundër Getafes në të njëjtën ditë.

Të ngjashme