Tentim vrasje në Gjakovë, dy të plagosur

Prishtinë | 11 Gus 2021 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Gjatë të hënës në mbrëmje një tentim vrasje ka ndodhur në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave janë plagosur dy persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është raportuar se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje mes dy personave.

Përveç njërit të plagosur që ka qenë i përfshirë në konflikt, i plagosuri tjetër ishte kalimtar i rastit.

“Gjakovë, 10.08.2021-19:37. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar , ku gjatë të shtënave është plagosur edhe një kalimtar rasti viktimë mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Tutje, policia njoftoi se, “Njëri prej tyre është dërguar në QKUK ndërsa viktima tjetër pasi trajtimit mjekësor është liruar”.

“I dyshuari gjendet në arrati dhe në kërkim policor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme