Tentuan t’i ikin policisë, arrestohen dy kosovarë në Zvicër

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Dy shtetas të Kosovës janë arrestuar nga policia zvicerane, pasi tentuan të ikin gjatë një ndalese, njofton Policia në Zvicër.

21 dhe 28-vjeçari u ndaluan nga Policia të shtunën në një kontroll në Rothrist të shtunën. Pas një ikje të shkurtër në këmbë, ata u arrestuan shpejt.

Njëri nga burrat vrapoi në autostradë dhe shkoi në rajonin e një dyqani mobilesh. Por, pas tetë minutave ndjekje, përfundoi në prangat e policëve.

Personi tjetër vrapo në zonën e rrugës hekurudhore në Rothrist, ku gjithashtu është arrestuar. Të dy ndodhen në paraburgim.

Të dy të paraburgosurit janë nga Kosova dhe ishin në kërkim nga autoritetet zvicerane. 21-vjeçarit i është dhënë ndalesa e hyrjes, derisa 28-vjeçari ishte i kërkuar për shkelje të pasurive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme