Tërbohet deti në Vlorë, pezullohen lëvizjet detare

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur sot në orët e para dhe pasi ka zbarkuar pasagjerët, ka dale ne det në hapur,pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës ,orët e mbasdites do te sjellin përkeqesim të theksuar të motit.

Shpejtësia e erws do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.
Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.

Të ngjashme