Thaçi e quan VV-në ndërmarrje kriminale

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 22:28 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur Vetëvendosjen ndërmarrje kriminale.

Këto deklarata të kreut të shtetit vijnë pasi ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se nëse Thaçi ka pasur me vete në veturë Pacollin, atëherë edhe Presidenti do të futet në karantinë apo vetëizolim.

“Që prej çlirimit të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kamë hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani kriminale unë jam në shtëpi. Të mos krijojnë marrëzira, e të mos kërcënojnë deputetët, as Pacollin”.

“Lokacioni imë është në shtëpi, për Sveçlën edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”.

“Le ti ndalin këto shpifje me gjithë këtë grup kriminal që e kane kapur Qeverinë. Lokacioni im është në shtëpi, nëse do me ardhë Sveçla me kçyr ku jam le ta merr edhe Albin Kurtin me veti”, tha Thaçi.

I pyetur nëse ka qenë Pacolli me të në veturë, Thaçi ka thënë se kjo është shpifje.

“Kjo është një shpifje tjetër ordinere”, tha ai.

Të ngjashme