Thaçi pas takimit me Mogherinin: Presim mbështetje për liberalizimin e vizave

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që në takimin me Shefen për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherinin, është diskutuar për angazhimet e Kosovës karshi BE-së.

Thaçi theksoi se në këtë takim ka ritheksuar se qytetarët e Kosovës e meritojnë që sa më shpejt të ndodhë liberalizimi i viazve.

“Me Mogherinin ishte takim i mirë, biseduam për të gjitha angazhimet që i kemi ne si Kosovë me BE-në. Ritheksova domosdoshmërinë që duhet që sa ma shpejt të bëhet liberalizimi i vizave pasi Kosova ka impelemntuar të gjitha kriteret.Vizat janë diçka që ne e meritojmë pasi i kemi plotësuar kriteteret dhe mos-liberalizmi është një ndëshkim që i bëhet këtij vendi”.

“Shpresoj që sot Macron dhe Mercel do të jenë të qartë sa i përket angazhimit rreth vizave dhe nëse kjo nuk ndodhë do të jetë një zhgënjim i thellë për këtë samit”, ka thënë Thaçi në një deklaratë para mediave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme