Totaj thotë se Haskuka po shfaqet i trembur

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj thotë se kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, për shkak të zgjedhjeve, po shfaqet i trembur .

Sipas tij, Haskuka e ka marrë në qafë Prizrenin.

“I trembur nga ofrimi i zgjedhjeve dhe nga kritikat pe?r dështim, kryetari Haskuka paska kritikuar kuvendarët e opozitës dhe si zakonisht ka provuar t’i fajësojë? te? tjerët”, shkruan Totaj në Facebook.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka shpërthyer me akuza në drejtim të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

“Si kanë fytyrë këta të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të flasin për Prizrenin”, ka thënë Haskuka, shkrun “PrizrenPress”

Ndërkaq, Totaj thotë se Haskuka nuk e ka pasur as mbështetjen e partisë së tij, Vetëvendosje.

“De?shtaku Myte?, qe? tashme? publikisht nuk e ka as përkrahjen e partisë? se? tij, Vetëvendosje, paska menduar ta ketë? përkrahjen e opozitës, te? cilën nuk e ka vlerësuar”.

“Pe?r kate?r vjet, sa e mori ne? qafe? Prizrenin me dështimet e vazhdueshme, ky nuk e ka mësuar as rolin e opozitës”.

“Pa e ditur rëndësinë? e saj, e te? numrave ne? Kuvendin Komunal, Myta u tregua mosmirënjohës kur e prishi koalicionin me partnerët e tij, LDK-ne? e NISME?N, qe? e ndihmuan ta realizoje? te? pabesueshmen, pe?r t’u ulur ne? karrigen e kryetarit”, shkruan ai.

Totaj shprehet se Haskuka, postin e kryetarit të Komunës nuk e ka pasur hallall.

“Postit haram i erdhi fundi”.

Totaj fton qytetarët që në tetor me votë t’i japin fund qeverisjes së Haskukës.

Të ngjashme