Turqia raporton afro 63 mijë raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 15 Pri 2021 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Turqia raportoi 62.797 raste të reja me coronavirus, duke përfshirë 2.802 pacientë simptomatike dhe 279 vdekje të tjera.

Numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në mbi 4 milionë, kurse numri i të vdekurve në 34.734, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 55.413 pacientë të tjerë kanë fituar betejën e tyre kundër virusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 3,48 milionë, raporton aa.

Numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike qëndron në 3.018, treguan shifrat e fundit.

Mbi 42,5 milionë teste janë bërë në Turqi deri më tani, duke përfshirë 310.420 gjatë ditës së kaluar. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme