Ukaj: Do të jem zëri i qytetarëve të Prizrenit në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë | 26 Jan 2021 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Florent Ukaj, ka thënë se do të jetë zëri i qytetarëve të Prizrenit në Parlamentin e Kosovës.

Ukaj ka thënë se do vazhdojë të takohet derë më derë me qytetarët për tu njohur më problemet e qytetarëve.

“Takime derë më derë e dorë më dorë me qytetarë të shumtë nga Prizreni për ta shpjeguar edhe më drejtpërdrejtë vizionin tim dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Si i ri, dua që të njoftohem më afër me secilin qytetarë, për ti dëgjuar kërkesat dhe problemet e tyre, që pas 14 Shkurtit, të jem zëri i tyre në Parlamentin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme