Vaksina të rrejshme kundër coronavirusit zbulohen në Afrikën e Jugut

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet e sigurisë në Afrikën e Jugut kanë sekuestruar qindra doza me vaksina të rrejshme kundër COVID-19.

Kjo ndodhi pas paralajmërimit të Interpolit se vaksinat kundër coronavirusit tani janë bërë cak i organizatave kriminale, që me çdo kusht po tentojnë të përfitojnë nga kjo situatë e krijuar, transmeton Telegrafi.

Në një depo në Germistone jo larg Johanesburgut, janë gjetur 400 ampula me vaksina të rrejshme, kurse policia ka arrestuar tre shtetas të Kinës dhe një të Zambisë, thuhet në kumtesën e Interpolit.

Në anën tjetër, ditë më parë policia kineze ka arritur me sukses të identifikoj një rrjet kriminal që kishte shitur vaksina të rrejshme, duke arrestuar 80 të dyshuar dhe sekuestroi mbi tremijë doza të rrejshme të vaksinës kundër COVID-19. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme