Valon Syla tregon veprimin që duhet bërë Abdixhiku, thotë se kjo do të njihej fitore për të dhe LDK-në

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Gazetari dhe opinionisti, Valon Syla, ka thënë se kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, duhet të hyjë vet në garë dhe ta fitojë Prishtinën, ku edhe sipas tij kjo do të llogaritej një fitore shumë e madhe për partinë e tij.

Në muajin tetor të këtij viti mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë dhe disa politikanë kanë shpallur edhe kandidaturat për kryetar të komunave.

Lidhur me këto zgjedhje por edhe për procesin që ka shkuar deri më tani në LDK ka komentuar Valon Syla, i cili ka treguar se çfarë do të njihej si fitore për Lumir Abdixhikun dhe LDK-në.

“Abdixhiku nëse e ka pernime. Duhet me hy vet edhe me fitu Prishtinën. Atëherë, do të ngjehet fitore pernime për LDK’në”, ka shkruar Syla.

Ndryshe në mars të këtij viti Lumir Abdixhiku kishte thënë se ai nuk do të jetë kandidat për të parin e kryeqytetit pasi detyra e tij e vetme tani është të merret me LDK dhe nuk mund të merret me Prishtinën.

“Në momentin që kam vendos me qenë kryetar i LDK-së e kam kuptuar që s’do të jem kandidat për Prishtinë. Jam i përkushtuar vetëm për LDK dhe s’kam detyrë tjetër. Detyra ime është që të merrem me LDK-në. Kjo është detyra ime e vetme, misioni im i vetëm. S’mund të mirrem me qytet, do ta doja shumë, si dëshirë, por është e tejkaluar”, kishte thënë Abdixhiku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme