Vazhdon rritja e raste me COVID-19, 64 të martën

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të martën se 64 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, nga testimi i 208 të dyshuarve si të infektuar me koronavirus.

Sipas njoftimit, nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Numri i rasteve aktive me koronavirus aktualisht është 322.

E numri i të vaksinuarve gjatë 24 orëve është 63.

Numri i të vaksinuarve me të dy dozat deri tani është 823.696, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese 103.167.

Numri total i dozave të administruara që nga fillimi i pandemisë është 1.830.463.

Të ngjashme