Vdes 20-vjeçarja nga Krusha e Madhe, ishte aksidentuar para 8 ditësh

Prishtinë | 26 Maj 2022 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë, e reja Edona Avdullahu nga Krusha e Madhe e Rahovecit, e cila ishte aksidentuar më 17 maj në fshatin e saj.

Policia e Kosovës në njoftimin e saj kishte bërë të ditur se i dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare.

Për vdekjen e saj, ka reaguar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.

“S’ka vdekje të lehtë, mirëpo kur në botën tjetër ikin të rinj e të reja si 20 vjeçarja Edona Avdullahu nga Krusha e Madhe, e cila më 17 maj pësoi një aksident komunikacioni, pikëllimi dhe dhimbja janë të thella”, ka shkruar ai.

Të ngjashme