Vdes gruaja pasi bie nga shkëmbi teksa po festonte ditëlindjen e 33-të

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Një grua e re ka rënë tragjikisht nga një shkëmb teksa festonte ditëlindjen në Australi.

Fernanda Morella po shijonte ditëlindjen e 33-të kur ra nga shkëmbinjtë e famshëm në Kangaroo Point në Brisbane.

Shërbimet e emergjencës u thirrën pasditen e djeshme kur Fernanda, me origjinë nga Brazili, u gjet në rrëzë të faqes shkëmbore.

Megjithë përpjekjen e mjekëve për ta risjellë në jetë, ajo u shpall e vdekur në skenën e ngjarjes.

Të ngjashme