Vdes një grua në QKUK, familjari akuzon mjekët

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka paditur mjekun në QKUK pasi që sipas tij nuk e ka trajtuar si duhet një paciente dhe si pasojë ka ardhur deri te vdekja e saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Qendrën Klinikë Universitare.

Policia ka nisur hetimet dhe trupit të pajetë do ti bëhet obduksioni.

“Një mashkull kosovar ka raportuar për një rast të trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor, ku sipas tij si pasojë ka ardhur deri te vdekja e te ndjerës viktimë femër kosovare. Me urdhër të prokurorit kujdestar , trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të ngjashme