Vdes një person në QKUK, po hetohet vdekja e tij

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 09:06 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi u dërgua aty për trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Metro.

Gjatë ditës së djeshme një burrë ishte dërguar në QKUK, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Pas denoncimit në polici nga familjarët e viktimës, është duke u hetuar vdekja e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ishte dërguar nga familjarët e tij në QKUK, ka ndërruar jetë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës, me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme