Vdes veterani i UÇK-së, Musa Derguti

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Në moshën 68 vjeçare ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Musa Derguti, në Skenderaj.

Derguti kishte shërbyer si mësimdhënës për 40 vjet rresht në shkollën fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, në të cilën për 12 vjet ishte edhe drejtor.

I ndjeri për pesë vjet kishte qenë drejtor i bibliotekës së qytetit si dhe për shumë vite ishte edhe asamblist në Komunën e Skenderajt.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se sot në moshën 68 vjeçare ndërroj jetë Musa (Emin) Derguti. I ndjeri ishte veteran i UÇK-së, veteran i arsimit, ku punoi për 40 vite në mësimdhënie, për 12 vite ishe drejtor i shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, 5 vite drejtor i bibliotekës së qytetit dhe për shumë vite asamblist në Komunën e Skenderajt. Varrimi bëhet nesër më dt.17.08.2021 në varrezat e fshatit Rezallë nga ora 11, të pikëlluar familja Derguti”, ka njoftuar familja e të ndjerit.

Të ngjashme