Vehbi Kajtazi i reagon Besnik Bislimit: Urime punësimi i nipit

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Vehbi Kajtazi i ka reaguar zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi pasi ky i fundit e ka quajtur Insajderin pseudoportal në komisionin për Integrime Evropiane, kjo pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka pyetur zëvendësin e Kurtit për punësimin e nipit të tij në Agjencinë e Akreditimit.

Bislimi ka ka thënë se është deputetja Deliu që e ka të punësuar nipin e saj.

“Te rasti i z.Gëzim Tosumi që ju deklaroni se kam ngritur dorën, pyetja juaj është a e keni ngritur dorën për nipin e juaj, a jeni ju dakord që nipi juaj të ulet afër jush? A është në rregull që nipi juaj është ulur afër jush në parlament? Gëzim Tosumin nuk e kam unë nip, e kam dorëzuar ankesën time ndaj “psudoportalit Insajderi”. Unë nuk e kam nip Gëzim Tosumin. Për atë ju pyeta juve për nipin e juaj”, tha ai, derisa, Deliu e ka quajtur këtë deklaratë të zëvendëkryeministrit “shpërfaqje të arrogancës”.

Për këtë deklaratë gazetari Kajtazi ka reaguar në Twitter duke i uruar Bislimit punësimin e nipit.

“Besnik Bislimi, Insajderi mund te jete pseudo portal, ama forte po ju dhemb. Urime punesimi i nipit ne Agjenci te Akreditimit. Edhe arsimin jeni t’u e çkape”, ka shkruar Kajtazi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme