Vëllai i ish-presidentit Thaçi shkon për ngushëllime në familjen Veseli

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli me rastin e ndarjes nga jeta të kryefamiljarit të tyre, Fazliut.

Derisa një ekip e Klan Kosovës është duke qëndruar në lagjen Bair të Mitrovicës, duke ndjekur nga afër këtë ngjarje, aty është parë vëllai i ish-Presidentit Hashim Thaçi, i cili ka vizituar sot për ngushëllime familjen e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Ai rënditet në mesin e shumë të tjerëve të cilët kanë shkuar për kryeshnosh në familjen Veseli, me rastin e ndarjes nga jeta të anëtarit të tyre 94 vjeçar.

Fazli Veselit pritet t’i jepet sot lamtumira e fundit në varrezat e fshatit Broboniq.

Të ngjashme