Vesa Smolica publikon këngën e re “Njësoj”

Prishtinë | 03 Mar 2021 | 19:39 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Vesa Smolica, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Njësoj” mban titullin kënga e saj e radhës, të cilën e ka shoqëruar me një videoklip mjaft të veçantë.

Tekstin dhe melodinë e ka bërë vet artistja shqiptare, gjersa për producimin është kujdesur Mixey.

Bukuroshja nga Gjakova vjen me një paraqitje të mrekullueshme në klip, duke marrë vëmendje me disa prej dukjeve atraktive që ka shfaqur.

Kënga ndërkohë është e disponueshme edhe në kanalin zyrtar të Vesës në YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme