Vështrim mbi veprën e Daniel Defoe “Ditari i vitit të murtajës” nga perspektiva e pandemisë globale

Prishtinë | 02 Dhj 2020 | 15:31 | Nga Arsim Ajeti

Nëse ndalemi dhe vështrojmë përreth, pak shumë ka ndryshuar nga murtaja e vitit 1665, mbase bota dhe ky realitet me emrin jetë është vetëm iluzion!? Katastrofat natyrore, luftërat  dhe krizat globale janë asgjë tjetër, pos ndodhi ciklike të cilat përsëriten nëpër udhë të caktuara, shekuj pas shekujsh, brez pas brezi!

Kryevepra e Daniel Defoe, bazuar në ngjarjen e vërtetë, gjatë murtajës që preku Londrën më 1660, tregimi është një narracion i shënimeve zyrtare dhe imagjinare nga këndvështrimi drithërues i autorit, i cili si fëmijë kishte përjetuar tmerrin e asaj kohe.

Lajmi i keq përhapet shpejt, konstaton H.F narrator i vetëm i ngjarjes, i vetëdijshëm për thashethemet se murtaja tashmë kishte prekur Londrën, kështu ai vendos të ndjek përhapjen dhe pasojat e saj, në mënyre që ti identifikoj simptomat si vëzhgues i fenomenit misterioz. Ai mbante shënime në ditarin e tij të  mbushur me statistika dhe fakte mbi simptomat, infeksionet dhe shkallën e vdekshmërisë

Duke u përballur me këtë katrahurë, H.F mbështillet me dilemën ‘Hamletiane’ të rrish, apo të mos rrish në Londër! Duke qenë se besimi sa shkonte e rritej në misionin fisnik e hyjnor që ia kishte caktuar vetes, H. F vendos të qëndroj dhe t’i shërbejë njerëzimit, si shënim mbajtës i përpiktë i tërë kësaj çmendurie.

H.F konstaton se murtaja ka efekte të  mëdha në sjelljen njerëzore, si rrjedhojë qytetarët ishin bërë agresiv, refuzues duke humbur shpresën dhe besimin, për më keq, dallimi në klasat shoqërore kishte marr përmasa shqetësuese, të pasurit po largoheshin nga qyteti, kurse të tjerët ngelnin të vetmuar në përballje me dëshpërimin dhe agoninë që H.F e  përshkruan me narrativin e tij emocionues.

Tutje, ai shpalos në hollësi se si disa ndikoheshin nga thashethemet e fallxhoreve, apo siç i quante ai tregtarëve të fatit, të cilët H.F i konsideronte si përfitues dhe mashtrues ordiner, por të shkathtë në qëllimet tinëzare, mashtruesit i bashkonte një qëllim, përfitimi material, kurse në anën tjetër banorët i bashkonte qëllimi i tyre, zbulimi i kurës për shpëtim!

Përhapja e infeksionit vetëm se kishte marr përmasa biblike, dhe cilësohej si ikje nga vet djalli, H.F bënë ndërlidhjen me eksodin biblik, disa dukuri misterioze ishin manifestuar, në mes tjerash me fatkeqësi natyrore, nga shndërrimi i lumit Nil në gjak, vërshimet apokaliptike e deri tek errësira totale ku dielli nuk rrezonte dot!

H. F vazhdon historinë Londineze me panikun kolektivë, deri tek vet masat e ashpra që Kryetari i bashkisë morri për mbylljen e të infektuarve në shtëpitë e tyre, derisa murtaja të  zhdukej nga ishulli, rojet u vendosën tek dyert e ishullit për zbatimin e masave. Por njerëzit u revoltuan, kundërshtuan rregullat e reja dhe disa sysh i  konfrontuan rojet, disa i mashtruan me ryshfet, duke u përpjekur të shpëtojnë nga karantina, e cila tashmë ishte aprovuar me ligj!

Kapitulli i fundit manifestohet me kontradikta të njëpasnjëshme, pasi H.F kishte mbetur i izoluar për muaj të tërë, ai fillon të ndryshoi qasjen, tanimë nuk beson se ishte i dërguar i Zotit për mbajtje të  shënimeve, por e kundërta, ai beson se kishte ngecur për shkak të mëkateve të tij nga e kaluara.

Kështu ai rrëfen mëkatet e tij tek Zoti dhe kërkon mëshirë për gjërat që kishte bërë!

Mbyllja e veprës konsiston në përpilimin e të dhënave përfundimtare, bilanci dukej tragjik, kurse murtaja fillon të ikë, pa gjurmë ashtu siç edhe kishte ardhur

*Të dhënat zyrtare mbi humbjet njerëzore ruhen në arkivin Kombëtar në Londër/Angli.

Vepra ‘Ditar nga viti i murtajës’ së Daniel Defoe konservohet në muzeun e arteve dhe historisë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme