Vetëm 12 raste të reja me Covid-19 në Kinë

Prishtinë | 10 Dhj 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 12 raste të reja me COVID-19 më 9 dhjetor, nga 15 raste një ditë më parë, tha autoriteti kombëtar shëndetësor të enjten, raporton Reuters.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 11 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë. Komisioni tha se një rast i transmetuar lokalisht u raportua në rajonin e Mongolisë së Brendshme.

Numri i rasteve të reja asimptomatike, të cilat Kina nuk i klasifikon si raste të konfirmuara, u rrit në pesë nga një ditë më parë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,673, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme