Vetëvendosje mblidhet para seancës së nesërme ku pritet të zgjidhet Qeveria Hoti

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 18:31 | Nga Fitore Berisha

Në Lëvizjen Vetëvendosje po mbahet mbledhja e kryesisë së partisë.

Edhe kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i kësaj partie, Albin Kurti, po merr pjesë në këtë mbledhje.

Para selisë së Vetëvendosjes është dhe eskorta e tij, raporton EO.

Kjo mbledhje po mbahet një ditë para seancës së Kuvendit, që është thirrur për të votuar Qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin.

Të ngjashme