Vihet nën kontroll zjarri në konviktin tre, nuk ka të lënduar

Prishtinë | 16 Qer 2022 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Është njoftuar se ka ndodhur një incident në Qendrën e Studentëve ku ka shpërthyer një zjarr në nënstacionin e konviktit nr tre.

Sipas njoftimit të QS-së zjarri shumë shpejt është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve të qytetit.

Po ashtu u bë e ditur se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla .

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se gjatë ditë së sotme rreth orës 11:15 ka ndodhur një incident në Qendrën e Studentëve ku ka shpërthyer një zjarr në nënstacionin e konviktit nr tre.

Zjarri shumë shpejt është vënë nën kontroll nga ekipet e zjarrfikësve të qytetit.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të vogla.
Jemi në pritje të raportit zyrtar nga ekspertët e zjarrit për verifikimin e shkaqeve të cilat kanë quar deri tek kjo ngjarje.

Gjendja është stabile dhe nuk ka ndonjë rrezik, studentët janë të sigurt të qëndrojnë në konvikt.
Qendra e Studentëve

Të ngjashme