Vila, apartamente dhe komshi me McGregor – Ronaldo ka investuar një mal me para në patundshmëri

Prishtinë | 26 Qer 2021 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është një nga atletët më të pasur në planet.

Ylli portugez ka arkëtuar  mbi 1 miliard dollarë fitime që nga fillimi i karrierës së tij në vitin 2003.

Më poshtë, mund të hidhni një vështrim të vilave luksoze që i posedon 36-vjeçari dhe pjesën më ë madhe të parave ku ai i investon brenda shtëpive luksoze për të cilat ai pëlqen të shpenzojë paratë e tij.

Ronaldo aktualisht jeton me familjen e tij në një rezidencë në Torino. E përbërë nga dy vila të ndara, prona është e rrethuar me pemë, zarzavate të lezetshme dhe pamje të mrekullueshme të qytetit.

Rezidencë krenohet me palestrën e vet, si dhe një park të madh shëtitjeje dhe një pishinë të bujshme shtëpie.

Ronaldo gjithashtu zotëron një rezidencë prej 9.7 milionë dollarësh në Madeira, ishullin në të cilin ai u rrit.

Vendbanimi luksoz ishte një depo e braktisur kur Ronaldo e bleu për herë të parë në vitin 2015.

Por, tani është një kryevepër me shtatë kate që mbikëqyr Oqeanin Atlantik.

Prona ka një pishinë nga kulmi, një fushë të vogël futbolli dhe një garazh me pesë makina luksoze të Ronaldos.

Një banjë është aty për të që të pushojë në mbrëmje. Portugezi rregullisht pushon në Marbella në Kosta del Sol, aty ku ai zotëron një vilë prej 1.8 milion dollarësh që ndodhet në një klub privat të vendit.

Ajo përmban një teatër të integruar, rrugëkalime me drita led dhe një pishinë të thellë.

Vila e tij është po ashtu vetëm një rrugë larg asaj të yllit të UFC-së Conor McGregor.

Prona më e shtrenjtë e 36-vjeçarit është një apartament 18.5 milionë dollarë në Trump Tower, New York City.

Cristiano Ronaldo zotëron një apartament luksoz në Trump Tower, New York City. Apartamenti është projektuar nga Juan Pablo Molyneux, i cili është i famshëm për stilin e tij.

Ai apartament nuk është se i ka hyr shumë në punë Ronaldos dhe tani po shet pronën për 7.75 milionë dollarë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme