Vlora Çitaku mesazh-Kurtit: Hey, mirë se erdhe

Prishtinë | 16 Mar 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku e cila është mjaft aktive në rrjetin social Twitter i ka replikuar liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kurti fillimisht ka uruar Dua Lipën për çmimin prestigjioz Grammy për albumin më të mirë të zhanrit Pop, postim të cilin e ka rishpërndarë babai i Dua Lipës.

Më pastaj ka ardhur edhe reagimi i Vlora Çitakut për Albin Kurtin duke e etiketuar këtë të fundit me fjalët “mirë se erdhe në grup”.

“Hey, Albin Kurti mirë se erdhe në grup”, ka shkruar Çitaku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme