Votimi i Holandës për vizat e Shqipërisë, flet zëdhënësja e KE-së

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Europian eshte ne dijeni për votimin e parlamentit holandez për të pezulluar udhëtimin pa viza me Shqipërinë, por nuk ka marrë asnjë kërkesë për pezullim”. Keshtu ka deklaruar zëdhënësja koordinuese e KE-së.

Me 92 vota nga 150, parlamenti hollandez vendosi të martën t’i kërkojë komisionit të pezullojë udhëtimin pa viza me Shqipërinë.

“Komisioni është i vetëdijshëm për mocionin që kaloi dje në parlamentin hollandez, por ekziston një procedurë specifike që është në vend për mekanizmin e pezullimit të vizave dhe deri më sot nuk kemi marrë asnjë njoftim nga asnjë shtet anëtar që kërkon nje gje te tille” tha Natasha Bertaud.

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, thuhet se u tha ligjvënësve para votimit se ai nuk po planifikonte të bindë Brukselin për të risjellë vizat për shqiptarët.

Sipas njoftimeve të medias, masa për rikthimin e vizave ishin motivuar nga veprimtaria e grupeve kriminale të lidhura me Shqipërinë.

Shqiptarët kanë qenë në gjendje të udhëtojnë në Bashkimin Evropian pa viza që nga dhjetori 2010. Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në 2009 dhe mori statusin e kandidatit në 2014.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme