Wuhani teston banorët, pas rishfaqjes së 7 infeksioneve

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Vendi i origjinës së koronavirusit, Wuhan ka njoftuar testimin e të gjithë banorëve të tij, si një përgjigje e menjëhershme kundër Covid-19, pas konfirmimit të shtatë infeksioneve, të parat pas më shumë se një viti.

Autoritetet e kryeqytetit të Hubei, ku koronavirusi i ri u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019, kishin kryer një operacion të ngjashëm vitin e kaluar, pas heqjes së bllokimit dhe kthimit në normalitet të vendosur në prill.

Qyteti prej 11 milionë banorësh “po kryhen me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse të acidit nukleik tek të gjithë banorët,” shpjegoi zyrtari i Wuhan Li Tao në një konferencë shtypi.

Të ngjashme