“Yjet e futbollit” përurojnë fushën multifunksionale në Prishtinë

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 13:37 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përuruar  fusha multifunksionale, donacion i Fondacionit Lorik Cana “LC5”, raporton EkonomiaOnline.

Ne këtë organizim morën pjesë ish-futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, lojtar i kombëtares së Zvicrës dhe Arsenalit, Granit Xhaka dhe Etrit Berisha portier i përfaqësues së Kosovës, si dhe këngëtari Ledri Vula.

Jorina Lalaj Drejtoresha e fondacionit “Lorik Cana”, tha se ky është një investim cilësor që u mundësua fal bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës.

“Është një investim cilësor ku fëmijët mundë të rriten shëndetshëm edhe të kenë një të ardhme ashtu siç duhet, një të ardhme ashtu si çdo fëmijë tjetër në botë. Nuk janë projekte të lehta, por fal Lorikut të gjitha janë të mundura edhe me vështirësitë që patëm në Prishtinë”, tha ajo.

Kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti falenderi Canën, për këtë investim, ndërsa tha se prezenca e yjeve të Kosovës, i nderon të gjithë prishtinasit.

“Kjo është çerdhja e mëhallës sime. E kemi fillua këtu meqenëse është në qendër dhe besoj do të zgjerohemi edhe në pjesë tjera, faleminderit Lorik, faleminderit edhe gjithë  juve punën që e keni bërë. E këtyre fëmijëve ju them gëzuar për fushën që e kemi bë”, tha Ahmeti.

Ndërsa ish futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, njëherësh donator i këtij projekti tha se nuk do të ndalen me kaq dhe se do të japin kontributin në fushën e sportit.

“Qëllimi i kësaj është se si na me kontribuua për vendin tonë  tu japim mundësitë që fmitë të kenë mundësitë të zhvillojnë dhe të kenë mundësitë e tyre ma të mira prej fillimit, dhe ajo bëhet duke investua në këtë moshë dhe duke investua në gjeneratat e ardhshme për me i realizua këtu mos të kenë këta domosdoshmërish dëshirë me u largu prej Kosovës” tha Cana.

Ndërsa Mimoza Morina- Veseli, drejtoreshë e çerdhes falënderoi të gjithë ata që u angazhuan për të jetësuar këtë projekt, të cilin e vlerësoi të domosdoshëm për fëmijët prishtinas.

“Fillimisht ju uroj mirëseardhje të gjithëve dhe ju falënderoj që keni ardhur sot këtu në këtë ditë me vapë. Kështu që ja vlen për çka jemi mbledh për të përurua një fushë sportive e cila sot të ndikoj mjaft në brezat aktual dhe në brezat e ardhshëm”, tha ajo.

Të ngjashme