Zbulohen dy parcela me kanabis në rajonin e Gjakovës, arrestohet një person

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 17:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se në rajonin e Gjakovës, konkretisht në zonën e Koshares në kufi me Republikën e Shqipërisë dyshohej për mbjellje dhe kultivim të bimëve narkotike.

Policia njofton se për rastin janë ndërmarr veprime konkrete policore përfshirë aplikimin e vëzhgimit, monitorimit dhe mbikëqyrjes së zonës.

“Sot njësitet policore të SPMK në Ponoshec rreth orë 05:20 gjatë realizimit të detyrave të tyre në atë zonë pranë dy parcelave ku ndodheshin bimët e dyshuara narkotike kanë ndaluar dhe identifikuar një person të dyshuar mashkull (A.H.) shtetas i Shqipërisë.

I dyshuari i lartcekur është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me urdhër të prokurorit kompetent ndaj tij është iniciuar rast, përderisa i njëjti ndalohet për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, njofton policia.

Të ngjashme