Zëdhënësi i AAK-së, komenton deklaratat e Enver Hoxhajt

Prishtinë | 29 Jan 2021 | 19:25 | Nga Ekonomia Online

Gjatë vizitës së sotme në Pejë, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka deklaruar se plani i rimëkëmbjes së kësaj partie ka paraparë 1 miliardë euro për bizneset.

Duke komentuar këto deklarata të Hoxhajt, zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka ka shkruar në rrjetin social Facebook: 

“Është mirë kur të kopjojnë. Nuk ka problem. Fondi prej 1 miliard eurosh për ringjalljen e ekonomisë që Aleanca e ka projektuar tashmë, po merret edhe nga të tjerët. Merr aty ku ka, thotë populli, dhe ne nuk kemi hatërmbetje pse të tjerët po marrin nga ne dhe nuk po i cilësojmë as turista e as plagjiatorë!”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme