Zgjedhjet e 14 shkurtit do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online

KQZ-ja ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve vendor dhe ndërkombëtar. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 30 mijë vëzhgues.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas listës, KQZ-ja ka akredituar:  18 ambasada me 146 vëzhgues; 6 organizata ndërkombëtare dhe institucione me 37 vëzhgues; 1 institucion publik me 43 vëzhgues; 26 organizata jo-qeveritare vendore me 1 mijë e 713 vëzhgues; 23 subjekte politike 26 635 vëzhgues; dhe 63 media vendore dhe ndërkombëtare me 626 vëzhgues.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme