Zgjerohet terreni, vendosen pikat e kuqe prapa Kuvendit

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Adem Jashari”, afër Komunës së Prishtinës dhe prapa Kuvendit të Kosovës i kanë vendosur pikat e reja të kuqe në prag të protestës së paralajmëruar për nesër në orën 17:00.

Protesta po organizohet në prag të shpalljes së vendimit nga Gjykata Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi, për mandatarin për formimin e qeverisë.

Është paralajmëruar që ditën e nesërme mund të marrin pjesë 3 mijë e 500 deri në 5 mijë persona.

Pikat e kuqe për herë të parë janë vendosur më 12 maj, si formë e mbajtjes së “distancës sociale” në protestën e parë.

Të ngjashme